Pula

Pula, informacione për këtë shpend

13 Mars, 2013 10606 0

PULA është ndoshta shpendi më i përhapur në tokë. Sipas llogaritjeve ka mbi 13 miliardë pula. Dhe mishi i saj është kaq i kërkuar, saqë konsumohen më shumë se 33 miliardë kilogramë çdo vit. Përveç kësaj, pulat prodhojnë afro 600 miliardë vezë në vit në mbarë botën.
Në vendet perëndimore, pula është me bollëk dhe e lirë. Dhjetëvjeçarë më parë zgjedhësve të SHBA–së iu premtua se do të kishte nga një pulë në çdo tenxhere vetëm nëse do të zgjidhej një kandidat i caktuar.
Sidoqoftë, sot, pula nuk është më një luks ose e rezervuar vetëm për një pakicë njerëzish siç ishte dikur. Si u bë ky shpend i veçantë kaq i gjendshëm kudo dhe i kërkuar? Po për sa u përket vendeve më të varfra? A ka ndonjë mundësi që të kenë pjesë edhe ato në këtë bollëk?

Të dhëna për këtë shpend
Pula është një pasardhëse e gjelit të kuq të praruar të Azisë. Njerëzit e kuptuan shpejt që pula mund të zbutej lehtë. Në të vërtetë, rreth 2.000 vjet më parë Jezu Krishti iu referua mënyrës se si i mbledh klloçka së bashku zogjtë nën krahët e saj mbrojtës.  Përdorimi i një ilustrimi të tillë tregon se njerëzit në përgjithësi e njihnin mjaft mirë këtë shpend. Por vetëm nga shekulli i 19-të e më pas pulat dhe vezët filluan të prodhoheshin në masë për qëllime tregtare.

Sot mishi i pulës është mishi i shpendëve më i kërkuar. Pulat rriten nga miliona familje—duke përfshirë edhe familjet qytetare—për përdorim tregtar ose shtëpiak. Në të vërtetë, ndryshe nga pulat, janë të pakta kafshët bujqësore që mund të rriten në mjaft zona gjeografike. Në shumë vende janë krijuar raca që janë karakteristike për nevojat dhe kushtet klimatike të vendit. Disa prej tyre përfshijnë: Australorpin e Australisë; Leghornin e famshëm me origjinë mesdhetare, por shumë të përhapur në SHBA; Nju-Hampshirin, Plimuth-Rokun, Rod Ajlandin e kuq dhe Uajëndotin, të gjitha që rriten në Shtetet e Bashkuara; si edhe Kornishin, Orpingtonin dhe Suseksin nga Anglia.


Metodat e përparuara shkencore të mbarështimit e kanë bërë rritjen e pulave një nga veprimtaritë më të suksesshme në bujqësi. Në Shtetet e Bashkuara, fermerët përdorin metoda të kontrolluara mirë për të ushqyerit dhe vendet ku rrinë pulat, të shoqëruara me kontrollin shkencor të sëmundjeve. Shumë njerëz i dënojnë si mizore këto teknika prodhimi në masë. Por kjo nuk i ka penguar fermerët të zhvillojnë mënyra gjithnjë e më të efektshme për shumimin e këtij shpendi. Teknikat moderne tani bëjnë të mundur që vetëm një person të kujdeset për 25.000 deri në 50.000 pula. Këtij shpendi i duhen vetëm tre muaj që të arrijë peshën e duhur për shitje.

Pula një burim mishi.

Nëse vizitoni pothuajse çdo hotel, restorant ose lokal, zor se do të mungojë mishi i këtij shpendi shtëpiak në menu. Në të vërtetë, shumë dyqane fast food në gjithë botën specializohen për të shërbyer mish pule. Ka disa shoqëri në të cilat pula është ende zgjedhja më e mirë për raste të veçanta. Në disa vende janë zhvilluar mënyra mjaft interesante për të shërbyer pulën, si për shembull në Indi. Gatime të tilla, si: pula me piper të kuq, lal murgi; pula e grirë, kurgi murgi dhe pula e mbytur me xhenxhefil, adrak murgi, janë vërtet të shijshme.

Përse pula është kaq e kërkuar?

Një arsye është sepse pak ushqime shkojnë kaq mirë sa ajo me erëza të ndryshme. Si ju pëlqen ta përgatitni: të skuqur, të pjekur, të pjekur në skarë, të zier në tenxhere presioni apo të zier me pak lëng? Po të hapni thuajse çfarëdo libri gatimi, ndoshta do të gjeni shumë receta që kanë për qëllim ta bëjnë sa më të shijshëm mishin e saj.
Meqenëse gjendet në shumë vende, pula, madje, ka pak a shumë një çmim të lirë. Veç kësaj, specialistët në fushën e ushqimit e rekomandojnë shumë, meqë përmban proteina, vitamina dhe kripëra minerale që janë jetësore për trupin. Po ashtu, pula ka pak kalori, yndyrna të ngopura dhe yndyrna të tjera.

Pula ushqim për vendet në zhvillim.

Sigurisht që jo të gjitha vendet kanë një bollëk prodhimesh me mish pule. Kjo është domethënëse duke pasur parasysh raportin e një grupi pune të Këshillit të Teknonlogjisë dhe Shkencës Bujqësore, i cili thoshte: «Popullsia e botës parashikohet të rritet në 7,7 miliardë aty nga viti 2020 . . . Sidoqoftë, rritja më e madhe e popullsisë (95%) parashikohet të ndodhë në vendet në zhvillim.» Ky pohim duket edhe më serioz, nëse mendojmë që 800 milionë njerëz janë duke vuajtur tashmë nga të ushqyerit e keq.
Megjithatë, shumë ekspertë janë të mendimit se pula mund të luajë një rol të madh si për të ushqyer këto popullsi të uritura, ashtu edhe për t’u siguruar të ardhurat e nevojshme bujqve. Problemi është që shumimi në një shkallë të madhe i këtyre shpendëve mund të jetë një sfidë e vërtetë për bujqit e varfër. Një arsye është që në kombet më të varfra pulat rriten kryesisht në ferma të vogla në fshatra ose në oborret e shtëpive. Dhe në vende të tilla, pulat rrallëherë mbahen në mjedise të mbrojtura. Gjatë ditës zogjtë lihen të bredhin të lirë e të gërmojnë për ushqim dhe kthehen në shtëpi natën, disa herë për të fjetur nëpër pemë ose në kotece teneqeje.
S’është çudi, pra, që shumë pula të rritura me të tilla metoda ngordhin njëra pas tjetrës—disa si viktima të sëmundjes fatale Newcastle dhe të tjera bëhen pre e kafshëve grabitqare dhe e njerëzve. Shumica e bujqve nuk kanë as njohurinë praktike e as mundësinë t’i ushqejnë si duhet pulat e tyre, t’u sigurojnë një strehim të përshtatshëm ose t’i mbrojnë nga sëmundjet. Për këtë arsye kanë nisur programe për të mësuar bujqit në vendet në zhvillim. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, për shembull, kohët e fundit nisi një projekt pesëvjeçar «për tu sjellë dobi fshatarëve të varfër në Afrikë nëpërmjet prodhimit më të madh të pulave».

 

Tags: Amerik, Angli, Azi, gjel, pula, shpend Categories: Shpend
Related Posts
Leave a reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

AlphaOmega Captcha Classica  –  Enter Security Code
     
 

xxx porn redtube
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x