Informacione per huallin e bleteve!

2 Korrik, 2015 4361 0

Informacione per huallin e bleteve!

Informacione per huallin e bleteve! Disa prej nesh kanë për hoje bletësh.Dhe mënyra se si janë ndërtuar është vërtetë mbresëlënëse.  Bletët Apis mellifera  i ndërtojnë hojet me dyll, që e nxjerrin nga gjëndra në pjesën e poshtme të trupit. Hualli për shumë shkencëtarë konsiderohet si mrekulli inxhinierike. Po pse?

Informacione per huallin e bleteve!

Ja të shqyrtojmë disa fakte në lidhje me huallin e bletëve. Për shekuj me radhë, matematikanët dyshonin se forma gjashtëkëndore e ndarjeve ishte më e mirë se trekëndëshi barabrinjës, katrori a çdo formë tjetër, për të shfrytëzuar sa më mirë hapësirën me minimumin e materialit të ndërtimit. Por nuk arrin të shpjegonin plotësisht se pse. Më vonë më vitin 1999 profesori i njohur Tomas Hejlsi dha prova matematikore për avantazhet e asaj që e quajti «hipoteza e huallit». Ai tregoi se gjashtëkëndëshat e rregullt janë mënyra më e mirë për ta ndarë një hapësirë në pjesë të barabarta me minimumin e mjeteve materiale.

Faktikisht, me format gjashtëkëndore, bletët arrijnë të shfrytëzojnë më së miri hapësirën që kanë në dispozicion. Me një sasi fare minimale dylli mund të prodhojnë një huall të lehtë por të qëndrueshëm dhe ruajnë një sasi maksimale mjalti në çdo formë. Nuk është çudi që hualli përshkruhet si «kryevepër arkitekturore».

Sot shkencëtarët duke u bazuar tek bletët, ata imitojnë huallin e tyre që të krijojnë jo vetëm struktura të qëndrueshme, por edhe që të shfrytëzojnë më mirë hapësirën në strukturë. Për shembull, inxhinierët aeronautikë përdorin panele sipas modelit të huallit për të ndërtuar aeroplanë më të fortë e më të lehtë e kështu të konsumojnë më pak karburant. Vërtetë hualli i bletëve është një  mrekulli inxhinierike. Por hualli i bletëve nuk është e vetmja gjë që shkencëtarët mundohen të imitojnë shikoni edhe informacione për bletët të tjera që shkencëtarët mundohen të imitojnë. /biopedia.al/

Tags: blete, Evolucioni vs Krijuesit, informacion per bletet, kuriozitete per bletet Categories: Insekte, Kuriozitete
Related Posts
Leave a reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

AlphaOmega Captcha Classica  –  Enter Security Code
     
 

xxx porn redtube
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x