Fruti bajames

Bajamja, pema që zgjohet më herët

14 Mars, 2013 5924 0

Nga fundi i janarit ose nga fillimi i shkurtit, shumë nga faqet e kodrave me brezare në Lindjen e Mesme shndërrohen në mënyrë të mahnitshme. Duke u zgjuar nga gjumi i dimrit, pemët e bajameve lulëzojnë me vrull. Meqë është një nga pemët e para që çel, zakonisht bajamja bie shumë në sy. Lulet e saj të bardha dhe rozë i japin hijeshi peizazhit dimëror. Duke pasur parasysh lulëzimin e hershëm të bajames në mënyrë të përshtatshme fjala hebraike për bajame, fjalë për fjalë do të thotë «ajo që zgjohet».Por fjala Bajame vjen nga fjala Prunus amygdalus e cila është një pemë frutore nga familja e trëndafilave (Rosaceae).

Pema e bajames arrin lartësinë nga 4 deri 10 metra kurse diametri deri në 30 centimetër. Bajamja futet tek lloj i pemëve gjetherënëse dhe kur çelë lule e pemës së bajames janë të bardha, të kuqërremta kur ekspozohen në diell. Gjethet a bajames kapin gjatësinë 3 deri në 5 cm dhe bishti deri në 2,5cm.

Lulet e bajames

Lulet e bajames

Kurse lulet e pemës së bajames kanë ngjyrë rozë ose të bardhë me një diametër 3 deri 5 cm me pesë petale. Lulet çelin para se të dalin gjethet dhe çelja e tyre bëhet në mënyrë individuale. Bajamja është një pemë prodhuese dhe fillon të prodhojë frytet e para gati pas 5 vjetësh. Fryti i bajame quhet dhe ai bajame dhe piqet 7 deri 8 muaj pas lulëzimit në periudhën e vjeshtës.

Fryti i bajames është një frutë me bërthamë. Ndryshe nga disa pemë të  tjerë të gjinisë Prunus të tilla si kumbulla dhe qershia që e kanë bërthamën të mbuluar me tul të lëngshëm, bajamja e ka bërthamën të mbuluar me tul të thatë jeshil me lëkurë me push. Bërthama përbëhet nga guaska e fortë dhe fara. Fara është pjesa e ngrënshme e bajames. Zakonisht brenda guaskës është një farë, por ndonjëherë ndodhen edhe dy.


Origjina e bajames është në Lindjen e Mesme ku kultivohej deri 3000 vjet para erës së re. Pema e bajames është e shpërndarë përgjatë brigjeve të Mesdheut. Futet e bajames ndahen në dy nënlloje kryesore, njëri lloj është bajamja e hidhur me një aromë të mprehtë që përdoret kryesisht në mjekësin alternative si ilaç dhe bajamja e ëmbël e cila përdoret për ushqim dhe në industrinë e ëmbëlsirave. Prodhimtaria botërore i kalon të 1.85 milion tonë në vit.

Prodhuesit më të mëdhenj janë ShBA, Greqia, Irani, Italia dhe Marok. Për të tu zmadhuar imazh klikoni mbi foto.

Tags: bajeme, gjetherenese, peme Categories: Bimet, Pemet
Leave a reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

AlphaOmega Captcha Classica  –  Enter Security Code
     
 

xxx porn redtube
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x