Informacione per Molen e madhe te hojeve!

29 Tetor, 2015 2817 0

Mola e madhe e hojeve

Informacione per Molen e madhe te hojeve! Mola e madhe e hojeve mund t’i dëgjojë tingujt e lartë më mirë se çdo krijesë që njihet në botë. Megjithatë, veshët e saj kanë strukturë fare të thjeshtë meqë janë thuajse sa koka e një gjilpëre.

Informacione per Molen e madhe te hojeve!

 Dëgjimi i molës së madhe të hojeve ka qenë objekt studimi për vite me radhë. Kohët e fundit shkencëtarët në universitetin e Strathklajdit, Skoci, testuan dëgjimin e molës me një gamë të gjerë tingujsh. Ata matën dridhjet e membranave timpanale dhe regjistruan aktivitetin e nervave të dëgjimit. «Daullet e veshit» reaguan edhe kur u lëshuan tinguj me një frekuencë prej 300 kilohercësh. Në krahasim me këtë molë, lakuriqi i natës dëgjon me frekuencë 212 kiloherc, delfini 160 dhe njeriu jo më shumë se 20.

Këtë aftësi të lartë dëgjuese të molës së madhe të hojeve studiuesit do të donin ta përdornin si bazë për teknologjinë e re. Dr. Xhejms Uindmilli i universitetit të Strathklajdit shpjegon çfarë duan të bëjnë: «Mikrofona më të mirë e më të vegjël. Këta mund të vihen në një sërë aparatesh, si në celularë a pajisje dëgjimi.»

Tags: Evolucioni vs Krijuesit, informacione per insektet, informacione per molat, Mola Categories: Insekte
Related Posts
Leave a reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

AlphaOmega Captcha Classica  –  Enter Security Code
     
 

xxx porn redtube
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x