Modeli per avionet reaktiv!

2 Korrik, 2015 2162 0

Modeli per avionet reaktiv

Modeli per avionet reaktiv!  A e keni pyetur veten se përse ka një periudhë kohe nga nisja e një avioni nga një tjetër? Një avion reaktiv në fluturim krijon vorbulla ajri të vrullshme në majat e krahëve. Këto shtjella ajri shkaktojnë rezistencë dhe rritin konsumimin e karburantit. Gjithashtu, shtyjnë me forcë avionët që fluturojnë afër. Për këtë arsye fluturimet që nisen nga e njëjta pistë aviacioni duhen programuar me një hapësirë të konsiderueshme kohore. Koha duhet të jetë e mjaftueshme sa këto vorbulla ajri të fashiten.

Modeli per avinonet reaktiv!

Modeli per avinonet reaktiv!

Inxhinierët e avionëve kanë zbuluar një mënyrë si t’i pakësojnë këto probleme. Dhe a ju vete mendja se ku e kanë gjetur modelin? Siç mund ta dimë tashmë që modeli i avionëve janë shpendët fluturues. Dhe sigurisht që edhe modeli për një gjë të tillë do të vinte përsëri nga shpendët. Por ndryshe nga shpendët në përgjithësi modeli është nga zogjtë e lartësive. Krahët e veckël në fund të krahëve të avionëve, u frymëzuan nga puplat në majat e kthyera lart të krahëve të zogjve të lartësive, si të skifterit, tek shqiponja dhe lejleku.

 Ja të shqyrtojmë disa fakte.  Gjatë fluturimit, puplat në majat e krahëve të këtyre zogjve të mëdhenj përthyhen lart derisa arrijnë pozicion gati vertikal. Kjo formë ekuilibron ngritjen maksimale me gjatësinë minimale të krahëve. Dhe kjo lloj forme përmirëson edhe fluturimin. Inxhinierët kanë projektuar krahë avioni me një formë të ngjashme. Duke përdorur provën e tunelit aerodinamik të krijuar kohët e fundit, kuptuan se nëse krahët e modifikuar përthyheshin në skaje në masën e saktë dhe pozicionoheshin siç duhet në raport me rrymën e ajrit, përmirësonin fluturimin e avionit—sot deri në 10 për qind a më tepër.

Por cila është arsyeja? Sipas enciklopedisë, Encyclopedia of Flight, krahët e veckël pakësojnë rezistencën duke ulur sasinë e shtjellave të ajrit. Për më tepër krahët e veckël krijojnë një formë shtyse që «neutralizon disi rezistencën normale të avionit».

Prandaj, falë këtyre krahëve të veckël avionët fluturojnë më larg, mbajnë më tepër ngarkesë, kanë krahë më të shkurtër—që lehtësojnë edhe parkimin—dhe kursejnë karburant. Për shembull, më 2010, sipas një lajmi të NASA-s linjat e fluturimit «kursyen 7.600 milionë litra karburant për avionët reaktivë në mbarë botën» dhe kjo pakësoi lëndët e dëmshme që nxjerrin avionët. Eh sa mirë do ishte që këto gjëra t’i kishin kuptuar më herët do të kishin kursyer miliona dollarë. /biopedia.al/

Tags: Evolucioni vs Krijuesit, kurioztete per zogjt, modele per shkencetaret Categories: Kuriozitete
Related Posts
Leave a reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

AlphaOmega Captcha Classica  –  Enter Security Code
     
 

xxx porn redtube
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x