Te mesojme nga tufa e disiplinuar e peshqve

Te mesojme nga tufa e disiplinuar e peshqve

5 Janar, 2014 1201 0

Aksidentet automobilistike lënë më se një milion njerëz të vrarë dhe rreth 50 milionë të plagosur çdo vit. Ndërkohë, miliona peshq mund të notojnë bashkë në tu­fë pa u përplasur thuajse fare. Si ia bëjnë peshqit? Ç’mund të mësojmë prej tyre që të pakësojmë karambolet me makina?

Shqyrtoni faktet: Peshqit që notojnë në tufa, njihen me mjedisin përreth nëpërmjet syve dhe një organi të veçantë ndijor që quhet vija anësore. Falë këtyre shqisave, ata përcaktojnë vendndodhjen e peshqve përqark, e pastaj reagojnë siç tregohet më poshtë.

  1. Udhëtimi krah për krah. Tufa e peshqve e përshtatin shpejtësinë me atë të peshqve përkrah dhe ruajnë distancën prej tyre.
  2. Afrimi. U afrohen peshqve që janë më larg.
  3. Shmangia e përplasjeve. Ndryshojnë drejtim, që të mos prekin peshqit e tjerë.

Duke u bazuar te këto tri sjellje të tufave të peshqve, një kompani japoneze për prodhimin e makinave projektoi disa makina të vogla robotike që mund të udhëtojnë në grup pa u përplasur. Në vend të syve, robotët përdorin teknologji komunikimi; në vend të vijës anësore, përdorin një telemetër ose largësimatës me lazer. Kompania beson se kjo teknologji do t’i ndihmojë të krijojnë makina «që nuk përplasen» dhe falë saj ‘nuk do të ndotet mjedisi e nuk do të bllokohet trafiku’.

mesime nga peshqitmesime nga peshqit«Ne rikrijuam sjelljen e një tufe peshqish duke shfrytëzuar plotësisht teknologjitë elektronike më të përparuara»,—thotë Toshijuki Ando, kryeinxhinieri i projektit të makinës robotike. «Jetojmë në një botë të motorizuar dhe kemi shumë për të mësuar nga sjellja e një tufe peshqish.»

Tags: Evolucioni vs Krijuesit, peshk Categories: Bota Ujore, Peshqit
Related Posts
Leave a reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

AlphaOmega Captcha Classica  –  Enter Security Code
     
 

xxx porn redtube
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x