Informacione per mustaqet e maces!

mustaqet e maces 2Informacione per mustaqet e maces! Macet shtëpiake zakonisht lëvizin natën. Siç duket, mustaqet i ndihmojnë të pikasin objektet përreth dhe të zënë prenë, sidomos pas muzgut.

Informacione per mustaqet e maces!

Fakte për mustaqet e maces!

Mustaqet e maces përbëhen nga inde plot funde nervore. Këta nerva janë të ndjeshëm edhe ndaj lëvizjes më të lehtë të ajrit. Prandaj, macet i dallojnë objektet përqark pa i parë, një avantazh i madh në errësirë.

Meqë mustaqet janë të ndjeshme ndaj presionit, me anë të tyre macet përcaktojnë pozicionin dhe lëvizjen e një objekti ose një preje. Gjithashtu, mustaqet ndihmojnë për të dalluar përmasat e një vrime para se macja të vërsulet drejt saj. Encyclopædia Britannica pranon se «funksionet e mustaqeve (vibrissae) kuptohen vetëm pjesërisht; sidoqoftë dihet se, po të priten, macja e humbet përkohësisht aftësinë që ka falë tyre».

Shkencëtarët po projektojnë robotë të pajisur me sensorë që ngjajnë me mustaqet e maces, që robotët të lëvizin lehtësisht përreth pengesave. Sipas Ali Javit, shkencëtar në Universitetin e Kalifornisë, Berkli, këta sensorë të quajtur mustaqe elektronike, «duhet të përdoren gjerësisht në robotikën e avancuar, në fushën e biologjisë dhe si sensorë në hapësirën e mirëfilltë mes njeriut dhe një pajisjeje teknologjike».

1 Comment

  1. Thenie

    Faleminderit per keto informacione…

    Reply

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

AlphaOmega Captcha Classica  –  Enter Security Code
     
 

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.