Gjithashtu, kjo lloj kërpudhe është e njohur edhe me emrin Jelly Ear dhe Kikuarge, ndërsa gjatë shekuj ka marrë emra të ndryshëm, në varësi të zonave dhe ku rritet. Lartësia e saj është xhelatine dhe elastike dhe ka madhësi të ndryshme, duke filluar nga 3 cm deri në 12 cm. Dhe zakonisht rritet në trungjet e pemëve të vjetër.
Në Azi mendohet se rritet për më shumë se 15.000 vjet. Kërpudha “veshi i Judës” përdoret edhe për gatim, si supa, duke dhënë një shije shumë të mirë në fund. Për më tepër, kërpudha përdoret edhe për uljen e temperaturës ose për dhembjen e fytit, pasi kjo kërpudhe ka veti kuruese.
Kërpudha “Veshi i Judës” i përkasin familjes së zakonshme të kërpudhave, kurse përdorimi i tyre nuk kufizohet vetëm në gatim. Shumë fëmijë prej shumë vitesh me radhë e përdorin për të trembur vëllanë a motrën e vogël ose shokët e tyre! Dhe sigurisht edhe mësuesit e tyre….
Më poshtë po ju paraqesim edhe një galeri me foto të kërpudhave “Veshi i Judës”.
Kurse për sa i përket kërpudhës veshi i Judës nuk ka ndonjë informacion zyrtarë nëse kjo lloj kërpudhe rritet edhe në terren tonë. Nëse ju keni më shumë informacione për këtë lloj kërpudhe ju lutemi mund të na shkruani për ta bërë sa më të plotë këtë artikull. /biopedia.al/
Vlerat ushqyese që ka kërpudha Veshi i Judës:
Vlerat ushqyese për 100 g (3.5 oz) | |
---|---|
Energji | 284 kcal (1,190 kJ) |
Yndyrnë |
0.73 g
|
Proteinë |
9.25 g
|
Përmbajte metalesh | |
Kalcium |
(16%)
159 mg |
Hekur |
(45%)
5.88 mg |
Fosfor |
(26%)
184 mg |
Lini një Përgjigje