Shqiponja Harpi

Njihuni me shqiponjen harpi

Njihuni me shqiponjen harpi

Eksploruesit e hershëm të Amerikës së Jugut do të jenë shokuar kur panë për herë të parë këtë shpend vigan. Atyre u bëri aq shumë përshtypje saqë i vunë emrin e një përbindëshi të mitologjisë greke, me kokë gruaje dhe trup shkabe.
Pamja mbresëlënëse e shqiponjës harpi i mrekullon vëzhguesit edhe sot e kësaj dite. Ky shpend që rritet në pyjet e shiut të Amerikës Qendrore dhe asaj Jugore është një nga shqiponjat më të mëdha e më të fuqishme në botë. Ajo është 91 centimetra e lartë dhe gjatësia e flatrave të shtrira arrin deri në 2 metra. Femrat janë më të mëdha se meshkujt dhe peshojnë te 9 kilogramët.
Shqiponja harpi, në origjinal Harpia harpyja, njihet dhe me emrin American Harpy Eagle për ta dalluar nga atë nga Eagle papuas i cili është i njohur ndonjëherë si New Guinea Harpy Eagel apo Papuas Eagle. Ajo është e pajisur me kthetra të fuqishme që janë në proporcion me trupin e saj të madh dhe që rriten rreth 13 centimetra, pra sa dyfishi i kthetrave të shqiponjës amerikane kokëbardhë. Sipas National Geographic Today, kthetrat e shqiponjës harpi janë kaq të fuqishme sa mund t’i bëjë copë-copë «kockat e përtacëve, majmunëve dhe gjallesave të tjera që kap në gjethnajën e pyjeve të shiut: shpesh duke i vrarë në moment». Megjithëse është me trup të madh dhe e armatosur mirë për gjueti, ajo nuk ndihet fare kur fluturon e mund të mos e kuptosh që është sipër teje.

Shqiponja Harpi shpend në rrezik.

Njerëzit s’kanë pse ta kenë frikë shqiponjën harpi, përkundrazi është shqiponja që duhet t’ua ketë frikën njerëzve. Sot, ky shpend shihet rrallëherë në natyrë dhe është në listën e llojeve që rrezikojnë të zhduken, për shkak të gjuetisë së paligjshme dhe të shkatërrimit të habitatit të saj, pyjeve. Për ta shpëtuar shqiponjën harpi, Panamaja e shpalli shpend kombëtar dhe gjahtarët e paligjshëm përballen me dënime të ashpra.


Edhe në Ekuador po merren masa për ruajtjen e shqiponjës harpi. Në një intervistë për revistën Zgjohuni!, veterinerja dr. Jara Pesantes e Parkut Historik të Guajakuilit shpjegoi se shqiponjat harpi e arrijnë pjekurinë seksuale në moshën katër ose pesëvjeçare. Por, edhe kur e arrijnë, ato riprodhohen një herë në dy vjet dhe femra bën vetëm një ose dy vezë. Shumimi i ngadaltë e bën të vështirë mbrojtjen e saj nga zhdukja. Megjithatë dr. Pesantes tha se nga programi i parkut për t’i shumuar në kushte robërie, tani kanë një zog të shëndetshëm.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

AlphaOmega Captcha Classica  –  Enter Security Code
     
 

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.