Proteus anguinus: «Peshku-njeri»

Amfibi Proteus anguinus

Amfibi Proteus anguinus

Proteus (Proteus anguinus) ose ndryshe Olm, është një amfib endemikë të ujërave nëntokësore në shpellat e Postojnës. Shpellat ndodhen në rajonin e Sllovenisë të quajtur Kras ose Karst, një rrafshnaltë gëlqerore që shtrihet rreth 50 kilometra larg Detit Adriatik, midis Alpeve Julike dhe Maleve Dinarike. Ndër mijëra shpellat e këtij rajoni gjenden edhe ato të Postojnës.

Proteus anguinu,është vërtetë një krijesë tepër e çuditshme pasi është një salamandër e verbër. Proteus anguinu fillimisht është zbuluar që nga viti 1689 nga shkencëtari Sllovenë Janez Valvazori i cili e quajti këtë lloj salamandre ‘pasardhëse e dragoit’. Ky zvarranik i vogël i është nënshtruar studimeve të shumta shkencore.

Proteus anguinus njihet në këtë zonë si peshku-njeri, për shkak të ngjyrës së pazakontë të lëkurës së tij, e cila të kujton lëkurën e njeriut. Ky amfib gjendet vetëm në ujërat nëntokësore të rajonit karstik të Italisë Verilindore, të Sllovenisë dhe më në jug. Lëkura pa ngjyrë dhe sytë e atrofizuar nuk janë mangësi, pasi ai rron në errësirë të plotë, nga faza e vezës deri sa ngordh. Është e mahnitshme që disa prej tyre kanë jetuar deri në 100 vjet dhe mund të mbijetojnë disa vjet pa ushqim.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

AlphaOmega Captcha Classica  –  Enter Security Code