Vërtet kallamari gjigant dhe kashaloti janë të stërmëdhenj, megjithatë, balena e kaltër, gjitari më i madh, ua kalon. Balena e Kaltër më e madhe që është dokumentuar, ishte një balenë femër 33 metra e gjatë që u kap në Antarktidë.
Balena e Kaltër mund të peshojë edhe 150 tonë. Vetëm gjuha e saj rëndon sa një elefant i rritur. Vetëm përfytyroni: ajo lind një këlysh 7-8 metrosh. Balenën e Kaltër ky ‘përbindësh’ i thellësive mund të arrijë një gjatësi prej 30 metrash a më shumë. Mund të peshojë sa një kope prej 30 elefantësh të rritur. Vetëm gjuha i peshon sa një elefant. Zemra ka madhësinë e një makine të vogël. Ky organ gjigant rreh vetëm 9 herë në minutë, në dallim nga zemra e kolibrit, e cila rreh deri në 1.200 herë në minutë. Të paktën një nga enët e gjakut të balenës së kaltër është aq e madhe, saqë një fëmijë mund të ecë këmbadoras brenda saj. Zemra i peshon më tepër se 450 kilogramë dhe është në gjendje të pompojë rreth 6.400 kilogramë gjak në gjithë trupin e saj.
Aspak. Ata «lëvizin nëpër oqeane» me një shpejtësi mahnitëse, siç thotë një raport (nga European Cetacean Bycatch Campaign). Gjurmimet me anë të satelitit treguan se «një balenë e kaltër përshkoi një largësi prej më shumë se 16.000 kilometrash për 10 muaj».Për shkak të gjuetisë, balena e kaltër gati u zhduk aty nga vitet 60 dhe sot renditet ndër llojet tepër të rrezikuara.
Lini një Përgjigje